Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në telefon me homologun e Rusisë, Vladimir Putin, i cili e ka uruar për fitoren në zgjedhjet e 3 prillit.
Sipas shërbimit për shtyp të Presidentit të Serbisë, Putin i ka uruar fat dhe suksese Vuçiqit në pozitën e tij si kreu i shtetit.
Po ashtu, bëhet e ditur se i njëjti ka shprehur besimin se të dy vendet do të ruajnë marrëdhënie miqësore, shkruan Tanjug.
Në anën tjetër, Vuçiq e ka falënderuar për urimet dhe ka potencuar se “Serbia do të vazhdojë të ndjekë politikën e rrugës evropiane, duke ruajtur marrëdhëniet e sinqerta dhe tradicionale miqësore me Federatën Ruse”.

















