Vuçiq: Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, punë e kryer

E publikuar: 13/11/2015 19:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq në një konferencë për medie ka folur rreth dialogut me Prishtinën, dhe rreth pezullimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

“Beogradi është i gatshmë që të vazhdojë dialogun me Prishtinën”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.

Ai më pas tha se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është punë e kryer.

“Serbia me Prishtinën e ka diskutuar këtë punë, dhe kanë rënë dakord, duke e nënshkruar AKS-në, kjo është punë e kryer për ne”, përfundoi Vuçiq.