Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq po akuzohet se po shkel Kushtetutën e vendit të vet kur është fjala për Kosovën, transmeton Koha.net.
Gjykuar sjelljen e tij, Aleksandar Vuçiq as që e shikon Kushtetutën mbi të cilën e ka bërë betimin, pasi nuk e respekton dhe e shkel, ka thënë kryetari partisë Nova Srbija (Serbia e re) Velimir Iliq.
„Vuçiq e shkel Kushtetutën e Serbisë që nga faqja e parë në të cilën preambula për Kosovën shkruan qartë se krahina është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë dhe se të gjitha organet e shtetit janë të detyruara të përfaqësojnë dhe të ruajnë interesat e Serbisë në Kosovë” ka thënë ai.
Iliq duke folur për referendumin për pavarësi të Katalonjës, ka thënë se Vuçiq e ka tërhequr vendimin që ta dërgojë letrën kundër Kosovës pas presioneve nga Bashkimi Europian.