Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se vendi i tij nuk do të shndërrohej në një parking apo qendër grumbullimi refugjatësh dhe se do të trajtonte, në mënyrë humane dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar, vetëm një numër minimal migrantësh, të cilët kishin mbetur në Serbi pas mbylljes së të ashtuquajturës ”rruga ballkanike”.
Duke komentuar mbylljen e ”rrugës ballkanike” Vuçiç tha se Serbia po vepronte njësoj Gjermania, Austria, Sllovenia dhe Kroacia dhe se do të vazhdonte të bënte të njëjtën gjë edhe në të ardhmen.
“Ne do të trajtojmë minimumin e numrit të migrantëve në vendin tonë sipas ligjit ndërkombëtar”, deklaroi Vuçiç.
”Ne do të vazhdojmë të sillemi me përgjegjshmëri për të mbrojtur të drejtat e refugjatëve, por ne nuk do të shndërrohemi në një parking apo qendër grumbullimi për ta./rtk/