Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tekstin e Platformës për Kosovën të presidentit të këtij vendi, Tomisllav Nikoliq, e ka quajtur serioz, por për të cilin do të bisedohet në kreun e shtetit dhe vetëm pas kësaj do të dilet para opinionit me vlerësimin sa është realiste.
I pyetur nëse Serbia do të përballet eventualisht me probleme me vendet e Bashkimit Europian për shkak të Platformës, transmeton Koha.net raportimet e medieve të Beogradit, ai ka dhënë një përgjigje domethënëse, se “e kupton presidentin Nikoliq dhe se e ka të qartë se në çfarë situate, jo të lehtë, ndodhet Nikoliqi”.
“Nga njëra anë përballet me atë se e ardhmja evropiane e ekonomike varen nga ajo që do të bëni disa lëshime të cilat në rrethana të tjera nuk do t’i bënit, dhe atëherë kuptoni se duhet të peshoni dhe të mateni dhe këtu qëndron thelbi i seriozitetit të marrjes me politikë dhe prandaj jam i bindur se do të gjejmë mënyrën dhe zgjidhjet më të mira”, është përgjigjur ai duke shtuar se “asgjë s’është më e shenjtë se jeta më e mirë e qytetarëve të Serbisë”.
“Besoj se BE nuk dëshiron dhe As do të pranojë të ndërpresë dialogun, sado që kjo nuk thuhet në tekst, ose që pozicionin tonë ta rrudhim deri aty sa të mos mund të vazhdojmë në mënyrë serioze dialogun me shqiptarët e Kosovës”, është shprehur Vuçiq./express/