Kryeministri i Serbisë, Milos Vuçeviq, ka deklaruar të martën se Serbia është e gatshme të bëjë ”kompromis” në lidhje me marrëveshjen me Kosovën.
Por, ai tha se me kusht që asnjëra palë të mos jetë ”fituesi absolut” apo ”humbësi absolut”.
Gjatë një interviste për AFP, ai tha se çdo zgjidhje tjetër “pos absolutes”, do të kishte qëndrueshmëri afatgjate.
”Jemi të gatshëm të bëjmë marrëveshje dhe kompromise, kompromise që nënkuptojnë që asnjëra palë nuk është fitues absolut apo humbës absolut. Çdo gjë tjetër nuk mund të ketë qëndrueshmëri afatgjatë”, ka thënë ai.