Mbrojtësi kroat, Sime Vrsaljko, ka kaluar testet mjekësore te Interi.
Kroati tani pritet edhe zyrtarisht të prezantohet si lojtar i klubi zikaltër në ditët në vazhdim.
Skuadra nga Milano pritet t’i paguajë Atletico Madridit 6.5 milionë euro për të huazuar, ndërsa nëse dëshirojnë blerjen e tij, duhet të paguajnë eh 17.5 milionë tjera.
Sime Vrsaljko has arrived at CONI to complete his medical.
Then, he should go to Inter HQ to sign a five-year deal. pic.twitter.com/kJ2y3DSbJu
— FedeNerazzurra (@_FedeNerazzurra) August 1, 2018
Në sezonin e fundit kroati u paraqit në 29 ndeshje për Atleticon, por nuk arriti të shënojë asnjëherë.
Ndërsa në La Liga arriti të dhurojë katër asistime për bashkëlojtarët e tij.
Në të kaluarën në Serie A ka luajtur për Sassuolon dhe Genoan, duke treguar paraqitje të mira.
26-vjeçari është prodhim i akademisë së Dinamo Zagrebit. /Telegrafi/


















