Dyshohet se është qëlluar Salah Abdeslam, sulmuesi kryesorë i sulmeve të Parisit, raporton Independent.
Thuhet se ai është qëlluar gjatë një bastisje anti-terror që ka filluar para pak minutash, pasi u dëgjuan disa të shtëna në rrethinë të Brukselit në Molenbeek, transmeton Infosot.
Megjithatë, sot është konfirmuar nga prokurorët belg se u gjetën shenjat e gishtërinjve të tij në një banesë në Bruksel, shenjat u gjetën në një gotë xhami.