Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

E publikuar: 20/09/2016 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një palestinez është vrarë me armë zjarri nga ushtarët izraelite sot në një pikë kontrolli në Bregun Perëndimor, pasi qe kishte tentuar ta therte me thikë një ushtar izraelit.

Ky incident ka ndodhur në hyrje të Bani Na’im, një fshat ky në perëndim të Hebron, që është siguruar fort nga forcat izraelite në muajt e fundit për shkak të sulmeve të më hershme nga palestinezët e kësaj zone.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka thënë se sulmuesi palestinez u afrua te pika e kontrollit me thikë në dorë dhe tentoi ta therte ushtarin e saj.

“Duke iu kundërpërgjigjur kërcënimit të drejtpërdrejt, forcat qëlluan në drejtim të sulmuesit duke e vrarë,” ka thënë ushtria izraelite./Express/