Vritet një palestinez e plagoset një tjetër mes armëpushimit në Gaza

E publikuar: 26/11/2023 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një fermer palestinez është vrarë dhe një tjetër është plagosur, pasi u shënjestruan nga forcat izraelite në kampin e refugjatëve Maghazi në qendër të Gazës, tha Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze.

Vrasja vjen gjatë një marrëveshje armëpushimi katërditore të rënë dakord nga Hamasi dhe Izraeli.

Të premten, të paktën dy palestinezë u raportuan se ishin vrarë nga forcat izraelite teksa po përpiqeshin të ktheheshin në Gazën veriore.