Mjekja e Qendrës Mjekësore në Zubin Potok, me inicialet D. A., është vrarë me armë zjarri në vendin e saj të punës, ndërsa vrasësi është kapur.
Shefi rajonal i operativës, Zhelko Bojiq, në një deklaratë për “Tanjugun”, ka thënë se mjekja është vrarë në vendin e saj në punës në Qendrën Mjekësore në Zubin Potok në orën 20.45 ndaj së cilës ka qëlluar me armë zjarri dorasi V.N. të cilin në ndërkohë e ka arrestuar policia.
Tek i dyshuari, siç ka bërë me dije Bojiq, është gjetur një armë zjarri me të cilën dyshohet se e ka kryer vrasjen.
Drejtori i Qendrës Mjekësore në Mitrovicë, Milan Ivanoviq, ka thënë se ka derdhur shumë gjak dhe në spitalin e Mitrovicës është sjellë pa shenja jete.
Aktualisht, motivi i kësaj vrasjeje nuk dihet, ndërsa pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke kryer hetimet në vendin e ngjarjes.