Vritet në Siri xhihadisti shqiptar i ISIS’it që kërcënoi Ballkanin (Video)

E publikuar: 07/06/2015 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mirza Haklaj një shqiptar nga Podgorica, anëtar i grupit terrorist ISIS, është vrarë në fushëbetejë, ka bërë të ditur familja e tij

Haklaj ishte protagonist i një video – incizimi, përmes të cilit janë përcjellë mesazhe kërcënuese ndaj vendeve të Ballkanit, transmeton lajmi.net.

Atë çfarë për muaj të tërë është spekuluar, sot e ka konfirmuar familja e Haklajt nga Podgorica, se i biri i tyre Mirza është vrarë gjatë luftimeve në Siri, shkruajnë mediat malazeze.

Ai ishte njëri prej protagonistëve të video-incizimit, të cilin e ka postuar qendra mediale El Haxhat, në të cilën barten mesazhe kërcënuese kundër shteteve të Ballkanit, ndërsa në ISIS thuhet se ai ka luftuar me emrin Ebu Merdija.

a

Myslimanët e Podgoricës kujtojnë kur Mirza para shkuarjes në luftë, kishte keqtrajtuar imamët në xhaminë Osmanagiq në kryeqytetin e Malit të Zi.

Para shkuarjes në Siri, Mirza kishte jetuar në periferinë e Podgoricës në Stari Varosh, kurse lajmin për vdekjen e tij në Mal të Zi e ka konfirmuar bashkëshortja e tij.

Ai para se të shkonte në luftë, e kishte njoftuar familjen në Podgorisë se së bashku me bashkëshorten shtatzënë dhe dy fëmijët e tyre kishte marrë rrugën për në Tunizi.

Ai nuk është viktima e parë që vjen nga ky vend. Në luftimet në terren të Sirisë është vrarë edhe Adis Salihoviq nga Rozhaja.

Gjatë një sulmi të organizuar në një burg, me të kishte mbetur i vdekur edhe Eldar Kundakoviq nga Novi Pazari, i cili operonte në Siri me emrin Ebu Bera.

Thuhet se luftëtarët nga Mali i Zi që janë pjesë e organizatës terroriste ISIS, i financon Mirsad Ajderpashiq nga rrethi i Beranes, sikurse edhe vëllezërit Fatos dhe Fuad Haxhiu të cilët jetojnë në Luksemburg.

Në Siri aktualisht luftojnë Adem Mustafiq dhe Damir Slakoviq nga Bari, O.R nga Plava, E.K nga Bjello Pole dhe S.F e A.F nga Rozhaja. Në Siri është munduar që për të dytën herë të futet edhe Hasib Kastrati nga Bari.

Këto ditë është konfirmuar se në Siri po lufton edhe Elvin Ebu Tarik Baliq nga Nikshiqi, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se aktualisht jeton në atë vend të largët.

Ai kishte postuar edhe fotografi nga vija e frontit në të cilat shihet edhe djali i tij duke pozuar me revole dhe pushkë.

Drejtoria e policisë së Malit të Zi, thotë se nuk ka informacione nëse Baliq vazhdon të gjendet në Siri apo ndoshta në ndërkohë ka ndryshuar vendbanimin e tij. (lajmi.net)


Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/vritet-ne-siri-xhihadisti-shqiptar-i-isisit-qe-kercenoi-ballkanin-video-106161/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright