Ekrem Hasani nga Klina, i cili pati shkuar në Siri për t’iu bashkuar luftës së ISIS’it për xhihad është vrarë të mërkurën në Siri.
Lajmin e kanë bërë të ditur burime të Gazetës Express, sipas të cilave Ekrem Hasani është vrarë të mërkurën gjatë luftimeve në një qytet atje, ndërsa për vdekjen e tij është bërë e ditur të shtunën.
Express po ashtu mëson se Hasani është varrosur në Siri.
Atij i është hapur e pame edhe në Klinë nga të afërmit e tjerë.
Ekrem Hasani, është vëllai i Arben Ibn Hasanit, të cilët kanë shkuar në Siri familjarisht, duke marrë me vete edhe gratë dhe fëmijët.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/vritet-ne-siri-ekrem-hasani-nga-klina-foto-98494/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright