Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.
Kështu kanë bërë të ditur familjarët e tij.
Sipas mediave gjermane, policia ka dalë në vendngjarje, teksa autorët e vrasjes janë në arrati.
Sipas dëshmitarëve, një grup prej pesë deri në gjashtë burra ishin ulur së bashku në një kafene. Më pas thuhet se të gjithë janë larguar së bashku nga restoranti. Pastaj papritmas pati të shtëna jashtë.
Ata kanë deklaruar se janë dëgjuar deri në tetë të shtëna.
Sipas informacioneve të BILD, viktima ishte qëlluar një herë në vitin 2013.