Të dielën mbrëma në Helsingborg të Suedisë është vrarë një i ri shqiptar nga Kosova.
Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se ai është Ruhan Brahimi, 30 vjeçar, me prejardhje nga Koshtova e Mitrovicës.
Dorasi kishte shtënë nga dritarja drejt Brahimit që gjendej brenda në shtëpi.
30 vjeçari kishte marrë plagë të rënda. Vdiq pas disa minutave.
Brahimi jetonte në shtëpi me prindërit dhe dy vëllezërit, njofton Klan Kosova.
Indikacionet e para të policisë thonë se vrasja është bërë nga një vrasës profesional.
Viktima ishte i njohur për policinë. Së bashku me njërin nga vëllezërit e tij, vitin e kaluar ai kishte qenë në konflikt me një bandë famëkeqe kriminale.
klankosova.tv
Shtëpia e viktimës