​Vritet ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmedinejad

E publikuar: 01/03/2026 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-presidenti kontrovers iranian, Mahmoud Ahmadinejad, duket se ka humbur jetën gjatë sulmeve ushtarake të së shtunës, sipas mediave iraniane.

Fillimisht lajmi për vdekjen e tij u raportua nga agjencia gjysmëzyrtare ILNA, sipas The Guardian, e cila më vonë relativizoi raportin duke pyetur “A u martirizua Mahmoud Ahmadinejad?” dhe duke cituar një burim të panjohur që mohoi vdekjen e tij pa dhënë detaje të tjera.

Sipas raportimeve të para, sulmet kishin goditur shtëpinë e Ahmadinejad në distriktin Narmak të Teheranit, ndërsa më herët kishte pasur informacione se rojet e tij ishin vrarë dhe fati i tij ishte i paqartë. Faqja e tij në Wikipedia u përditësua të dielën duke përdorur kohën e kaluar dhe duke sugjeruar se ai kishte ndërruar jetë.

Ahmadinejad, i njohur për retorikën e tij populiste dhe deklaratat provokuese, kishte fituar famë ndërkombëtare për thirrjet e tij për “fshirjen e Izraelit nga faqet e historisë” dhe për mohim të Holokaustit. Ai gjithashtu ishte kandidati i preferuar i udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, i cili gjithashtu humbi jetën në sulmet izraelite të së shtunës.