Fadil Fejzullahu është njëri nga të rënë në përleshjet e sotme në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë. Mësohet se ai ka qenë luftëtar i UÇK-së, përderisa luftimet e sotme janë zhvilluar afër shtëpisë së tij. Sipas ‘Al Jazeera Balkans’, emri i të vrarit është mësuar nga banorët lokalë. Vlen të përmendet se autoritetet maqedonase kohëve të fundit kanë kryer një valë arrestimesh, duke targetuar kryesisht ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Aksionet, bastisjet dhe kontrollet policore janë bërë skena të shpeshta në malësinë e Kumanovës qysh prej rastit të Goshincës, ku persona të panjohur morën para pak javës kontrollin e punktit policor në këtë fshat të Likovës.
Vritet ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Fejzullahu
NGA KATEGORIA