Dy diplomate kineze jane vra dhe nji asht plagos kur nji grue ka gjuejt me arme ne restoranin ‘Lighthouse’ ne qytetin Cebu ne Filipine.
Zavendeskonsulli dhe zyrtari i financave per konsullaten e Kines jane vra, ndersa konsulli gjeneral asht plagos, njofton policia. Gjithashtu, policia ban te ditun se nji mashkull dhe nji femen jane arrestue.
‘Po perpiqemi me gjete motivin e sulmit. Kemi te dyshuemin, nji kineze, por na duhen perkthyes me intervistue per ate se cka ka ndodhe’, thote Kryeshefi i Policise Prudencio Banas.
Sulmuesja kishte punue ne konsullaten Kineze, thote policia per agjencine e lajmeve AFP.