Tre ushtarë amerikanë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një pritë në Niger afër kufirit me Mali.
Disa ushtarë të Nigerit po ashtu raportohet se janë vrarë në këtë sulm, raporton BBC, përcjell Express.
Komanda Afrikane e SHBA-së tha se ekipi i saj patrullues është sulmuar nga “zjarri i armikut”.
Ushtria amerikane e stërvit ushtrinë e Nigerit për t’i ndihmuar ta luftojë militantët islamikë në rajon, përfshirë degën e al-Qaedas në Afrikën Veriore.
Militantët janë më aktiv në shtetin fqinj Mali, ku trupat franceze ndërhynë në vitin 2013 për të mos i lejuar ata të avancojnë në kryeqytet.
Grupi terrorist Boko Haram, me bazë në Nigeri në jug, po ashtu i ka kryer disa sulme në Niger.
Reuters raporton se pesë ushtarë të Nigerit janë në mesin e të vrarëve.
Zyrtarët nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë se kush ka shtënë ndaj ushtarëve. /Express/


















