Vriten 150 pjesëtarë të ISIS në Siri

E publikuar: 24/01/2018 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër ISIS thotë se kanë vrarë deri 150 militantë të këtij grupi në një sulm ajror, në njërën nga selitë e tyre në Siri, shkruan BBC.
Sipas deklaratës së tyre sulmi ndodhi të shtunën afër al-Shafah, në provincën juglindore të Deir al-Zour.

Në këto sulme nuk është dëmtuar asnjë civil, thotë raporti, ndërsa, konfirmim nga grupi i ISIS për këtë sulm nuk ka pasur ende.

Ky grup gjithashtu thotë se ISIS tashmë ka humbur pjesën më të madhe të tokës që e kontrollonte.

ISIS tashmë ka nën kontroll vetëm një pjesë të vogël të Sirisë./Express/