Një kozmonaut rus që eksploronte një vrimë misterioze në një kapsulë të ankoruar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ka zbuluar se vrima ishte shpuar nga pjesa e brendshme e anijes kozmike.
Kanë kaluar katër muaj pasi ekuipazhi zbuloi për herë të parë vrimë në anijen kozmike Soyuz të bashkangjitur në laboratorin orbital, por krijimi i saj ka mbetur një mister.
Sergei Prokopyev tha se agjencitë ruse të zbatimit të ligjit tani po shqyrtojnë mostrat që ai dhe bashkë-astronauti i tij, Oleg Kononenko, mblodhën gjatë një ecje në hapësirë më 12 dhjetor, në përpjekje për të gjetur shkaktarin e vrimës.
Prokopyev dhe dy astronautë të tjerë u kthyen në Tokë javën e kaluar nga një mision 197-ditësh në stacionin hapësinor.
Vrima në anijen kozmike Soyuz e bashkangjitur në stacion ishte vërejtur më 30 gusht.
Vetëm disa ditë përpara kthimit të tyre në Tokë, kozmonautët patën një shëtitje kozmike që zgjati pothuajse tetë orë për të hetuar vrimën, duke përdorur thika dhe gërshërë.
Ekuipazhi zbuloi një rrjedhje që po krijonte një humbje të lehtë të presionit dhe mbylli vrimën. Prokopyev tha në një konferencë për shtyp se zgavra filloi nga brendësia e kapsulës dhe ‘është në dorën e organeve hetuese për të gjykuar kur ajo vrimë është bërë’. /kp/Telegrafi/