Report Tv siguron videon e momentit kur Azgani Mërnica hipën në makinë për tu vetëdorëzuar.
Në video i riu duket i qetë, madje në fytyrë 23 vjeçari ka dhe një të qeshur. Familjarët përcjellin vrasësin e dyshuar të policit si një hero.
Baba dhe daja i tij kanë ndihmuar të vetëdorëzohet. Ndërsa një grua dëgjohet të thotë “Zotin para”.