Vrau nënën, 19-vjeçari: Kërkoi të kryenim marrëdhënie seksuale (Foto)

E publikuar: 06/05/2016 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Detaje të reja kanë dalë 5 muaj pas ngjarjes së tmerrshme të ndodhur në një hotel në Rusi, ku djali vrau nënën e tij duke e mbytur me kabullin e karikuesit të telefonit.

Autori i ngjarjes, Egor Sosin, 19 vjeç, djali i një oligarku rus, ka thënë se ai donte të “dëbonte djallin” nga nëna e tij, kur e mbyti për vdekje. Ai ka thënë gjithashtu se nëna e tij i kishte kërkuar të kryente marrëdhënie seksuale me të, para se ta sulmonte atë brutalisht.

Zonja Novikova-Sosin e kishte dërguar djalin e saj në qytetin e Kazanit, ku po kurohej në një klinikë, për shkak të probleme që kishte me drogën. Sipas mediave ruse, 19-vjeçari ka marrë disa medikamente për qetësim, të cilat i kanë shkaktuar halucinacione dhe më pas ka rrahur nënën dhe e ka mbytur me karikuesin e telefonit. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur një koment zyrtar mbi gjendjen e tij mendore.

19-vjeçari Egor Sosin është djali i Igor Sosinit, pronar i një kompanie ndërtimi, që ka prona në vendet më të lakmueshme të botës.


/ Top Channel