Vrau ish-gruan në sy të vajzës, kërkesa e 34-vjeçarit shqiptar para gjykatës në SHBA

E publikuar: 31/01/2024 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetasi shqiptar Renato Muhaj, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij në SHBA, Suela Saliajn, ka dalë para gjykatës.

Sipas mediave të huaja, Muhaj akuzohet për disa vepra penale, më e rënda ajo e vrasjes.

Prokuroria e Largo në Florida, u shpreh se krimet e 34-vjeçarit u përkeqësuan në një hark të shkurtër kohor dhe dënimi me burg për të është i pashmangshëm.

Gjyqtari i lexoi shqiptarit listën e akuzave që rëndojnë mbi të dhe njoftoi që i pandehuri nuk mund të përdorte garancinë pasurore pre 50 mijë dollarësh për t’i gjykuar i lirë, për shkak të akuzës së vrasjes që rëndon mbi të.

Po ashtu gjykata vendosi se Muhaj nuk do të jetë më në gjendje të shohë vajzën e tij, nëse ndonjë ditë do të dalë nga burgu.

Vetë 34-vjeçari në gjykata nuk ka shfaqur asnjë lloj emocioni, ndërsa pyetja e tij e vetme ishte: “A do caktoni avokat për mua?”, e cila mori përgjigje pozitive nga gjyqtari.