Një shqiptar me banim në Genoa të Italisë u dënua me 21 vjet burg pasi ka vrarë bashkëshorten e tij Valmira dhe gjithashtu ai duhet të shlyejë një borxh prej 1 milionë eurosh për dy fëmijët.
45-vjeçari Adrian Balliu e ka vrarë bashkëshorten e tij me thikën e bukës, ndërsa ka sqaruar edhe motivet që e shtynë të kryente aktin e rëndë.
“Prej disa muajsh, marrëdhënia jonë nuk ishte më e mirë. Ajo ishte gjithmonë nervoze, bërtiste shumë dhe madje iu ulëriste edhe fëmijëve. Dhe ndonjëherë ajo i rrihte. Dyshoj se ajo kishte një tjetër.”, ka thënë ai.
Balliu ka theksuar se sa herë shkonte në punë gruaja mund ta tradhëtonte dhe se ajo po e armiqësonte edhe me fëmijët, të cilët ishin larguar tepër nga ai.
Ai vijoi të thotë se e ka kryer krimin nën dyshimin se gruaja e tradhëtonte dhe se ia kishte armiqësuar edhe fëmijët.