Prokuroria për Krime të Rënda përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim grupin e strukturuar kriminal i cili sipas prokurorisë udhëhiqej nga Admir Tafilaj dhe kryenin vrasje me pagesë.
Prokuroria njofton se 13 persona janë dërguar në gjyq, 3 prej të cilëve për “krijim të grupit të strukturuar kriminal” dhe “vrasje me paramendim”, ndërsa të tjerët për vepra të rënda penale si “vrasje”, “vetëgjyqësi”, “sigurim kushtesh për kryerjen e veprës penale”, “armëmbajtje pa leje”.
“Nga hetimet ka rezultuar se ky grup udhëhiqej nga shtetasi Admir Tafilaj, i cili drejtonte anëtarët e tjerë nga burgu, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për krime të tjera. Rezultoi se grupi i personave merrte porosi dhe ka realizuar vrasje, disa të mbetura në tentativë, në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave, thuhet në njoftimin e Prokurorisë të datës 13 shkurt 2016.
Akuzat qe rendojne mbi anetaret e bandes
1. Admir Tafilaj akuzohet për:
– “Vrasje me paramendim”;
– “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;
– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;
– “Vetëgjyqësi”;
– “Krijimi i Grupit të strukturuar kriminal”; dhe
– “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
2. Kristi Pine, akuzohet për:
– “Vrasje me paramendim”
– “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;
– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;
– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;
– “Prodhimi dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”;
– “Krijimi të Grupit të strukturuar kriminal”; dhe
– “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
3. Elson Merdani, akuzohet për:
– “Vrasje me paramendim”;
– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, dy herë;
– “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”;
– “Krijimit të Grupit të strukturuar kriminal”; dhe
– “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
4. Dritan Peksani akuzohet për:
– “Vrasje me paramendim”.
5. Alfred Qefalia, akuzohet për:
-“Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”
– “Prodhim dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.
6. Adrian (Isuf) Uzuni akuzohet për:
-“Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;
– “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.
7. Klajdi Shermadhi, akuzohet për
-“Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;
– “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.
8. Aleksandër Gora, akuzohet për:
– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;
– “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
9. Fatos Koka, akuzohet për:
– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
10. Albano Beqiraj, akuzohet për:
– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
11. Dhimitër Zito, akuzohet për :
– “Moskallzimi i krimit”.
12. Kalem Hyka akuzohet për:
– “Vetgjyqësi” kryer në bashkëpunim.
13. Besnik Daci akuzohet për:
– “Vetgjyqësi” kryer në bashkëpunim.
Hetimet nisen ne shkurt 2015
Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin ndaj të pandehurve në shkurt 2015, në bazë të informacionit të referuar nga Policia e Shtetit.
Vrasja e Ibrahim Manit- Në bazë të hetimeve, ka rezultuar se të pandehurit Admir Tafilaj, Kristi Pine, Elson Merdani dhe Dritan Peksani, në bashkëpunim, kanë kryer veprën penale të “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Ibrahim Mani, ngjarje e ndodhur në 25.06.2014, në Shkodër.
Vrasja e mbetur ne tentative e Edmond Çakmashit- Po ashtu, të pandehurit Alfred Tafilaj, Kristi Pine, Ardian Ozuni, Alfred Qefalia dhe Klajdi Shermadhi në bashkëpunim midis tyre kanë kryer veprën penale të “Vrasjes me paramendim mbetur në tentativë” të shtetasit Edmond Cakmashi”, ngjarje e ndodhur në dt. 05.11.2013.
Siguruan kushte për vrasjen e Leonard Muratit- Të pandehurit Admir Tafilaj, Kristi Pine, Aleksandër Gora, Elson Merdani kanë konsumuar veprën penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” të shtetasit Leonard Murati. Këta persona kanë planifikuar vrasjen e shtetasit Murataj, por nuk kanë mundur ta kryejnë, pasi është vrarë më parë nga persona të tjerë, për të cilët po vijojnë ende hetimet.
Siguruan kushte per vrasjen e Majlind Liles- Të pandehurit Kristi Pine, Fatos Koka, Elson Merdani dhe Albano Beqiraj në bashkëpunimm midis tyre kanë kryer veprën penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” të shtetasit Majlind Lila, në Dhjetor 2014.
Vetegjyqesi- Të pandehurit Kristi Pine, Admir Tafilaj, Alfred Qefalia dhe Ardian Ozuni kanë kryer veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
Të pandehurit Admir Tafilaj, Kalem Hyka dhe Besnik Daci në bashkëpunim midis tyre kanë kryer veprën penale të “Vetgjyqësisë”, pasi i kanë marrë në mënyrë jashtë-ligjore një shumë parash shtetasit P.B, i cili ua kishte borxh Hykës dhe Dacit.
Ndërsa i pandehuri Dhimitër Zito ka kryer veprën penale të “Moskallzimit të krimit”, pasi ka qenë i pranishëm në momentin kur, me vetëgjyqësi, i janë marrë një shumë parash shtetasit P.B.