Vrasjen e Marigona Osmanit – Dardan Krivaqa: Kërkoj falje, s’ishte e qëllimshme, kam qenë nën ndikim të drogës

E publikuar: 22/12/2025 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Gjykatën Supreme po mbahet shqyrtimi i rastit të Dardan Krivaqës, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit.

Në seancë fjalën e mori edhe i akuzuari, i cili kërkoi falje.

“Kërkoj falje çka ka ndodhur. Nuk ka qenë e qëllimshme, kam qenë nën ndikim të narkotikëve”, tha në fjalën e tij Krivaqa.