Vrasje në tentativë, plagoset një person në Gjakovë

E publikuar: 08/03/2016 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth orës 19:00, dje në Komunën e Gjakovës ka ndodhur një vrasje në tentativë, me ç’rast është plagosur viktima mashkull nga persona të panjohur të cilët më pas kanë ikur në drejtim që ende nuk dihet nga Policia.

Siç njofton Policia e Kosovës, viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovës, për t’u dërguar më pas në QKUK në Prishtinë. Siç raportohet, gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur një gëzhoja plumbi të automatikut AK-47, ndërsa hetimet janë në vazhdim e sipër.

“Viktima mashkull K/Shqiptar është plagosur me armë zjarri, nga persona të panjohur, të cilët më pas kanë ikur në drejtim të panjohur. Viktimës i është ofruar tretman në spitalin rajonal në Gjakovë dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman mjekësor të mëtutjeshëm, ku sipas mjekëve kujdestarë jeta e tij është jashtë rrezikut. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë 7.62 mm të AK-47. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/Bota press/