Një burrë ka marrë tretman mjekësor pasi dje në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan është goditur me thikë nga persona të panjohur.
Policia ka arrestuar një të dyshuar teksa viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Rr. Idriz Seferi, Gjilan 09.12.2022 – 01:46. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, pasi që ishte goditur me thikë nga persona të panjohur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.