
Para pak çastesh një person është vrarë në Skenderaj. Dyshimet e para janë se viktima është gjuajtur me armë zjarri.
Sipas burimit dorasi dhe viktima janë kushërinj mes vete.
Sipas informacioneve të para që posedon Gazeta Insajderi, ata kanë qenë duke pirë kafe brenda një lokali në Skenderaj në momentin kur ka ndodhur vrasja.
Dorasi dhe Viktima janë nga Familja Ibishi nga Klina e Skenderajt.
Policia e Kosovës ende nuk e ka konfirmuar rastin.