Sot rreth orës 09:40 në qytetin e Gjakovës është vrarë A.H (30 vjeç). I ndjeri është qëlluar me armë zjarri në vendin e punës, më pas dorasi ka gjuajtuar armën dhe është dorëzuar në polici.
“E.B ,kosovar/shqiptar i lindur me 09.02.1996 në Pejë, me banim në Gjakovë”, është i dyshuari i kësaj vrasjeje, transmeton Gazeta Express.
Deri tek ky rast tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje e mëhershme për motive të ulëta, njofton policia.
Njoftimi i plotë:
Stacioni policor në Gjakovë në ora 09:40 ka marr informatë për një rast gjuajtje me armë zjarri në rrugën ,,Xhafer Lipoveci”
Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se aty kishte ndodhur një vrasje, mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës:
A.H, kosovar/shqiptar, rreth 30 vjeçar nga Gjakova.
Kryesi kishte hyrë në lokalin ku i ndjeri punonte (qebaptore Toni) ka qëlluar me armë zjarri viktimën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me ç rast ka hedhur armën dhe është dorëzuar në stacion policor, i dyshuar është:
E.B ,kosovar/shqiptar i lindur me 09.02.1996 në Pejë, me banim në Gjakovë.
Të gjitha ekipet kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po ashtu edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë .
Deri tek ky rast tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje e mëhershme për motive të ulëta.
I dyshuari mbahet në ndalim policor, arma është konfiskuar dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësiti për Krime të rënda nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.


















