Vrasje e dyfishtë në Malishevë, dy vëllezër vriten nga dhëndrri i tyre

E publikuar: 06/11/2025 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Gullbovc të komunës së Malishevës.

Dy vëllezër kanë mbetur të vrarë nga dhëndrri i tyre, njofton Dukagjini.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

“Njësitë janë në vendin të e ngjarjes në fshatin Gollbovc të Malishevës, viktima janë dy vëllezër teksa i dyshuari për vrasje është dhëndrri i tyre. I dyshuari është i njohur për policinë dhe aktualisht është në arrati”, u shpreh Graishta për Dukagjinin.

Graishta, mes tjerash, tha se ende nuk janë të qarta motivet e vrasjes së dy vëllezërve, por dyshohet të ketë qenë një fjalosje e rastit.