Vrasja në Klinë, deklarohet Prokuroria

E publikuar: 21/03/2026 18:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë dyshohet se sot gjatë ditës ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij.

Ai është arrestuar në vendin e ngjarjes, ku është sekuestruar arma dhe tre gëzhoja që dyshohet se janë përdorur për ta kryer vrasjen.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka dhënë detajet e tjera lidhur me rastin në fjalë.

“Ka ndodhur një vrasje në fshatin Bokshiq të Klinës ku si pasojë ka humbur jetën një person i moshës rreth 50-vjeçare Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, njëkohësisht edhe Prokurori i Krimeve të Rënda. Personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i i viktimës do të dërgohet në IMK për obduksion. Gjithashtu janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në koordinim tëp lotë me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Rajonale të Hetimeve në Pejë për t’i ndriçaur të gjitha rrethanat e kësaj çështjeje penale”, ka deklaruar ai.