Vrasja në Gjilan, arrestohet një person

E publikuar: 16/12/2023 23:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga një therje me thikë në orët e mbrëmjes në fshatin Dobërçan të Gjilanit, shkruan Gazeta Express.

Rastin për Express e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Valon Osmani.

” “Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranua informacion se një person mashkull kosova nga fshati Dobërqan është dërguar në energjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë. Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar”, ka thënë ai.

E sipas tij një person tashmë është arrestuar si i dyshuar.

“Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë tutje ai për Express.