Qindra protestues u mblodhën në Tel Aviv të premten vonë, pas lajmit se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kishin vrarë “gabimisht” tre burra që po mbaheshin peng në Gaza. Protestuesit mbanin pankarta dhe qirinj ndërsa marshuan drejt një baze ushtarake në Tel Aviv dhe i bënë thirrje qeverisë izraelite të negociojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura të kapur nga Hamasi më 7 tetor.
Yotam Haim, Samer Talalka dhe Alon Shamriz u qëlluan nga trupat pasi u identifikuan si “kërcënim”, gjatë ofensivës së vazhdueshme tokësore në Gazën veriore. Forcate Mbrojtjes së Izraelit ka shprehur “pendim të thellë” lidhur me vrasjet dhe ka thënë se do të nisë një hetim, raporton BBC.
“Jetët e të gjithë atyre njerëzve të pafajshëm mund të ishin kursyer”, ishte një nga thirrjet. “Koha e tyre po mbaron! Sillni në shtëpi tani”, brohorisnin protestuesit.
Turma kritikoi qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu se nuk bëri aq sa duhet për të liruar pengjet e rrëmbyer nga Hamasi dhe të mbajtur në Rripin e Gazës.
Siç raportoi faqja e lajmeve Ynet, protestuesit hodhën bojë të kuqe në rrugë. Më shumë se 100 pengje të rrëmbyer nga Hamasi mbeten në Gaza.