“Vrasja e shumëfishtë e Astrit Deharit”

E publikuar: 19/12/2016 16:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një editorial, Vehbi Kajtazi, Kryeredaktor i Gazetës Insajderi, rendit disa prej ‘vrasësve të Astrit Deharit’. “Pse shteti, Lëvizja Vetëvendosje, Familja Dehari dhe Tomë Gashi kanë hise në vrasjen pas vdekjes së Astrit Deharit?”, shkruan ai.
Astrit Dehari po vritet çdo ditë. Së pari atë e vrau shteti me pakujdesinë e tij. Së dyti Lëvizja Vetëvendosje me keqpërdorimin e vdekjes së tij për profite politike. Së treti familja me ekspozimin e dhimbjes dhe tragjedisë në funksion të kauzës së subjektit që i takon. Dhe së katërti avokati Tomë Gashi me joprofesionalizmin dhe shtrembërimin e skajshëm të fakteve.

Nuk ka gjasë tjetër pos asaj që Astrit Dehari ka vrarë vetën. Shteti, sado i kriminalizuar nuk ka pasur kurrfarë interesi që ta vrasë Deharin. Ai nuk ishte lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, e as truri i këtij subjekti. Shteti do të ishte i interesuar që Deharin ta nxirrte para drejtësisë dhe ta bindte Gjykatën se ka qenë “pjesë e një grupi që ka kryer sulm terrorist”.

Deri sot në burgjet e Kosovës nuk është vrarë asnjë njëri. Nëse dikush do të vritej, ai ka qenë Nazim Bllaca. Atij, nuk i ndodhi asgjë e keqe në burg.

Vetëvrasje në burgjet e Kosovës ka pasur shumë herë. Pa zhurmë e pa ndikim politik, trupat e tyre janë varrosur dhe më kaq ka përfunduar historia e tyre.

Por, në rastin Dehari nuk ka ndodhur kështu. Sepse i ndjeri ishte aktivistë politik. Por, ky fakt nuk e përjashton atë nga vetëvrasja.

Për raste ekstreme të vetëvrasjeve flet edhe një hulumtim i kryer nga një organizatë e quajtur “Inside Prison” me seli në Kanada. Studimi thotë se vetëvrasja është shkaku kryesor i vdekjes në burgjet amerikane. Të burgosurit janë në një rrezik më të lartë të vetëvrasjeve sesa publiku i gjerë dhe sidomos ata që janë dënuar kohët e fundit. Studimi tregon se të burgosurit shpesh përdorin një numër të metodave të ndryshme për të bërë vetëvrasje. Madje, edhe mënyrat më të dhimbshme për t’i dhënë fund jetës së tyre.

Studimi thotë se në shumë burgje në qoftë se është zbuluar tendenca për vetëvrasje, i burgosuri vendoset në një repart të veçantë, i cili mbikëqyret nga stafi çdo 15 minuta. Të burgosurit në këtë reparte zakonisht e kanë të lejuara të veshin vetëm veshje spitali dhe, të kenë një batanije dhe zakonisht janë të vendosur në një në karrige frenimi, nëse simptomat janë të rënda.

Përveç kësaj, shumë metoda tjera të vetëvrasjes thotë studimi, janë të ndryshme dhe nganjëherë aq të zgjuara, deri në pikën ku shumë mbikëqyrës apo gardianë, kanë pranuar publikisht se nuk mund të kenë një mbikëqyrje mbi ta. Studimi thotë se metoda më e zakonshme e vetëvrasjes është ngufatja apo varja.

Artikullin e plotë, lexojeni në Gazetën Online ‘Insajderi’…