Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj për Ekonomia Online ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë Albulena Haxiut dhe ushtruese së detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.
Sipas tij, vrasja e shtatzënës në oborrin e Gjinekologjisë e ka tronditur gjithë opinionin, prandaj edhe kërkon reflektim të Qeverisë.
“Ajo që ka ndodhur ka tronditur tërë opinionin publik dhe të ndodh diçka në një institucion të shenjtë siç është QKUK apo ku aty kërkojnë pacient të shërohen dhe pësojnë vdekje me të vërtetë duhet edhe qeveria të reflektojë dhe duhet dikush të japë dorëheqje”.
“Më së pari ushtruesja e detyrës dhe ministrja Haxhiu sepse ka të bëjë me drejtësi dhe dita ditës kjo Qeveri po rrëshqet aty ku askush nuk e ka pritur”.