Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha ka dhënë detaje shtesë para gazetarëve në lidhje me vrasjen e rëndë që ka tronditur ditës e sotme Fushë Kosovën, raporton IndeksOnline.
Hoxha ka thënë se i dyshuari për kryerjen e këtij krimi është 40 vjeçar, ndërsa viktima 72 vjeçar. Sipas Hoxhës, vrasësi dhe viktima kanë lidhje familjare, por nuk ka sqaruar afërsinë e kësaj lidhje, mirëpo merret vesh se ata ishin babë e djalë.
“I Vrari është diku 72 vjeçar, ekziston dyshim i fillestar, se i dyshimit dhe viktima janë në lidhje familjar, mirëpo do të sqarohen të gjithë rrethanat për të ardh deri tek motibvet e këtij rasti.
Ju inkurajoj të gjithëve të presin lajmet ndërsa rasti është cilësuar si vrasje e rëndë:, tha Hoxha.
Ai tutje ka thënë se mjeti i përdorur gjatë kryerjes së vrasjes është mjet i mpretë, pa dhënë detaje me shumë. Ndërsa vrasja është kryer në një shtëpi private, e ekipet e forenzikës, janë në vend të ngjarjes.