Në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj po mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale kundër të pandehurve, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të akuzuar për vrasjen mizore të së ndjerës, Marigona Osmani.
Para trupit gjykues, Krivaqa deklaroi se i vjen keq dhe se i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerës, ndërkaq kundërshtoi prokurorin, njofton Klankosova.tv.
“Ajo që thotë prokurori s’ka ekzistuar kurrë. Nuk qëndron. Është duke u devijuar nga realiteti dhe e vërteta”, tha ai.
Ndërkaq i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu, u deklarua po ashtu vet, duke thënë se nuk e pranon fajësinë.