Pas intervistimit ne Polici, Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla u akomoduan ne Swiss Diamond në natën tragjike kur u vra Liridona Ademaj.
Pamjet e nxjerra nga hoteli në Prishtinë tregojnë kur Kushtrim Kokalla e paguan qëndrimin në hotel, ndërsa më pas vjen edhe Naim Murseli.
Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leotrim Syla ka thënë se të njëjtit kanë qëndruar në hotel në një dhomë.
“Në këto 3-4 foto që u prezantuan mungon elaborimi. Të njëjtit kanë qëndruar në një dhomë hoteli në Swiss Diamond. Në hard disk na janë dorëzuar edhe pamjet ku shihen duke hyrë së bashku në dhomë Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla.
Mbrojtja kërkon që këto pamje të riprodhohen para trupit gjykues. Dy ose tre fotografi janë riprodhuar nga raporti analitik.
Kërkojmë të na ndryshohet radha e provave, sepse kemi disa elaborime për t’i bërë. Kjo është kërkesa jonë, nga e cila nuk mund të tërhiqemi, pasi ka rëndësi jetike” ka thënë avokati Syla.


















