Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar se menjëherë pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së Klodian Rashës nga një polic, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i ka vënë në dispozicion dorëheqjen e tij.
Rama ka thënë se sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, por sipas Ramës ngjarja në fjalë është një rast i shkëputur i një polici.
“Efektivi është vetëm një përjashtim tragjik që konsolidon rregullin që policia është mbrojtëse e qytetarëve. Menjëherë pas marrjes së njoftimin Ministri Lleshaj më ka vënë në dispozicion dorëheqjen e tij. Më tregoi pse ishte e duhur. I kam thënë që të pres ta shoh në sy. Jemi takuar edhe sot dhe jam krenar për sensin dhe me se e mat veten Sandër Lleshaj. Sot nuk janë të gjithë njësoj. Ai s’ka asnjë lidhje me hapin e rëndë, por është hapur një varr. Tjetër të adresosh brengën si shqiptarë i mirë,” ka thënë Rama./tch