Vrasja e dyfishtë në Malishevë – Ky është Astrit Isufi

E publikuar: 06/11/2025 15:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarjë e rëndë sot ka ndodhur në fshatin Gollubovc të komunës së Malishevës.

Dy vëllëzër kanë mbetur të vrarë në rrethana edhe të pa ndriçuara. Dyshohet se dorasi është dhëndrri i tyre, Astrit Isufi, nga komuna e Drenasit.

Tanimë është bërë publik edhe identiteti i tij.

Aktualisht i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në kërkim edhe nga njësiti policor K9.

Në anën tjetër, policia po kryen bastisje në një auto servis, pronë e të dyshuarit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se janë duke ndërmarrë gjitha veprimet për rastin tragjik.

“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, tha ai.