Lajmet

Vrasja e Arlinda Zekës: Kryeprokurori rekomandon suspendimin e Vuçetajt dhe Gacaferrit

29.10.2026 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vrasja e Arlinda Zekës: Kryeprokurori rekomandon suspendimin e Vuçetajt dhe Gacaferrit

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar për Telegrafin se ka iniciuar procedurë disiplinore dhe ka rekomanduar suspendimin e kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokurores Arlinda Nallbani Gacaferri.

“Po e konfirmoj”, ka thënë shkurt Gashi.

Vendimi vjen pas zhvillimeve lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, i cili ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si institucionet e drejtësisë i kanë trajtuar raportimet dhe kërkesat e viktimës për mbrojtje.

Rekomandimi për suspendimin e dy prokuroreve pritet të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), të thirrur nga kryeprokurori Gashi.

Procedurat lidhen me gjetjet e evidentuara nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit lidhur me veprimet dhe mosveprimet e dyshuara në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Rasti i 49-vjeçares, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime të shumta publike dhe kërkesa për zbardhjen e përgjegjësive institucionale.

Me inicimin e procedurës disiplinore dhe rekomandimin për suspendim, pritet që mekanizmat kompetentë të shqyrtojnë përgjegjësitë eventuale të zyrtareve të përfshira në trajtimin e rastit.

Ndërkohë, lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprime hetimore dhe verifikuese për mënyrën se si Policia e Kosovës i ka trajtuar raportimet e saj.

IPK ka konfirmuar për Telegrafin se, me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit, do të shqyrtojë komunikimin e zyrtarëve policorë me viktimën, kohën e reagimit dhe veprimet apo mosveprimet eventuale gjatë trajtimit të rasteve të raportuara.

Hetimet synojnë të vlerësojnë nëse zyrtarët policorë kanë vepruar në përputhje me procedurat dhe detyrimet ligjore, si dhe të identifikojnë përgjegjësitë eventuale individuale dhe institucionale.Rasti ka nxitur reagime të shumta publike, veçanërisht pas publikimit të audio-incizimeve ku Arlinda dëgjohet duke kërkuar ndihmë nga policia.

Në njërin prej materialeve të publikuara është raportuar se ajo i drejtohet një zyrtari me fjalët: “Faruk, jam lodh, të lutem”, ndërsa në komunikim dëgjohet edhe shprehja “nuk të pranoj më”.

Tri ditë para vrasjes, Arlinda kishte kërkuar nga institucionet ndërhyrje urgjente për mbrojtjen e saj, sipas raportimeve të publikuara në media.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Gërvalla nuk përgjigjet, e kqyr tokën, tavolinën”, deputetja Ymeri tregon a mori përgjigjen e pyetjes në seancë

“Gërvalla nuk përgjigjet, e kqyr tokën, tavolinën”, deputetja Ymeri tregon a mori përgjigjen e pyetjes në seancë

“Skandal pas skandali”, raporti për Arlindën, Musliu: Gabim në titull, dorëheqje Donikë

“Skandal pas skandali”, raporti për Arlindën, Musliu: Gabim në titull, dorëheqje Donikë

Dogana ndalon 121 telefona celularë të kontrabanduar në një subjekt afarist, ja ku i fshihte telefonat e paligjshëm

Dogana ndalon 121 telefona celularë të kontrabanduar në një subjekt afarist, ja ku i fshihte telefonat e paligjshëm

IPK publikon gjetjet se si në mënyrë skandaloze Policia në Pejë ka neglizhuar rastin e Arlinda Zekajt para se të vritej

IPK publikon gjetjet se si në mënyrë skandaloze Policia në Pejë ka neglizhuar rastin e Arlinda Zekajt para se të vritej

Rrugët e mbushura me protestues që kërkojnë drejtësi, Kurti shkruan për Byronë

Rrugët e mbushura me protestues që kërkojnë drejtësi, Kurti shkruan për Byronë

Kurti takon komandantin suprem të NATO-s në Evropë, flet për rritjen e kapaciteteve të FSK-së

Kurti takon komandantin suprem të NATO-s në Evropë, flet për rritjen e kapaciteteve të FSK-së

Vrasja e Arlindaj Zekajt, suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Vrasja e Arlindaj Zekajt, suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Emil Maksuti emërohet zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

Emil Maksuti emërohet zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

Kurti nuk tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kurti nuk tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

KPK themelon panel hetimor dhe miraton suspendimin e Kryeprokurores së Pejës dhe Prokurores së rastit të Arlinda Zekajt

KPK themelon panel hetimor dhe miraton suspendimin e Kryeprokurores së Pejës dhe Prokurores së rastit të Arlinda Zekajt

Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi themelon Komisionin Hetimor

Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi themelon Komisionin Hetimor

Shiroka-Pula takohet me komandantin suprem të NATO-s në Evropë, në fokus siguria në Kosovë

Shiroka-Pula takohet me komandantin suprem të NATO-s në Evropë, në fokus siguria në Kosovë

Kalon Ligji për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme

Kalon Ligji për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme

Valbona Haxhosaj caktohet ushtruese e detyrës së Kryeprokurores në Pejë

Valbona Haxhosaj caktohet ushtruese e detyrës së Kryeprokurores në Pejë

Suspendohet kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj dhe prokurorja Arlinda Nallbani-Gacaferri

Suspendohet kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj dhe prokurorja Arlinda Nallbani-Gacaferri

Kuvendi miraton ndryshimet buxhetore për 2026-ën

Kuvendi miraton ndryshimet buxhetore për 2026-ën