“Vrasësi i heshtur” dhe Asbesti në mafiourbanizëm

E publikuar: 19/07/2021 10:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lulzim Behxheti-Vjosa Hill

Lulzim Behxheti-Vjosa Hill

Nga Lulzim Behxheti

Mjesi Gilanli. Në vazhdimsi kam shkruar për shqetësimet e mija për jeten e Gilanasve. Këtë radhë po ndaj me  ju shqetësimin për një rrezik tepër të madh kancerogjen. Është fjala për ndërtesat ku pos pullazëve të mbuluara me asbest, edhe izolimet e brendëshme nëpër banesa (sidomos ato rreth oxhaqeve) janë nga asbesti. Poashtu edhe gypat e kanalizimit nëpër banesa janë nga asbesti. Çka është asbesti?

Asbesti është një silikat kimik kancerogjen. Nciret nga nëntoka si minetal dhe pêrpunohet për material ndërtimor, kjo falë parametrave izolues që ka. Asbesti është ndaluar me ligj që nga 2006 në BE. Kontakti me asbest shkakton vdekjen e mbi 5000 njerëz në vit ne BE, e si të tilla konsiderohen me ligj si vdekje profesionale. Kur kësaj shifre i shtohet edhe numri i vdekjeve kancerogjene, gjendja është alarmante. Ndryshe Asbestoza njihet edhe si “vrasës i heshtur”

Asbesti dhe Gilani

Thujase të gjitha ndërtimet shoqëroro’kolektive të ndërtuara në Gilan pas v.1960 (edhe me heret) përmbajnë asbestin kancerogjen. Psh. të gjitha ndërtimet bsnesore në qendër të qytetit: ambulanta e qytetit, spitali rajonal, teatri, objekti i kuvendit, policia, ndërtesa zjarfikësve, shkollat në Gilan dhe rrethinë, kanalizimet dhe ujesjellesi, shtëpitë individuale e shumë objekte të tjera. Asnjëherë nuk është bërë një studim për këtë fenomen vdekjeprurës në Gilan. Menjanimi ose rrënimi i objekteve të ndërtuara nga asbesti kërkon kërkon ekipe të profesionalizuara, e që mungojnë në tëresi. Vet kontakti me asbestin gjatë rrënimit të objekteve që përmbajnë asbest, bëhet me paisje dhe mbrojtje speciale.

Konkludimi im

Banesat kolektive si dhe objektet e komunës, gjyqësorit dhe policisë në qendër të qytetit duhet domosdoshmërisht ndaluar për shfrytëzim dhe duhet rrënuar. Nga shkolla Thimi Mitko e gjerë tek Xhamija e madhe, të gjitha objektet duhet rrënuar, ngase janë rrezik për shëndetin. Në programin tonë elektoral është paraparë zhvendosja e banorëve nga qendra në periferi të qytetit, ku do të ndërtohen objekte banesore ekologjike. Qendra duhet liruar nga banimi dhe banorët te zhvendosen në banime të reja.

Benifitet do të jenë të shumëfishta. Më e rëndesishmja është jeta dhe shëndeti i qyetarit. Pra jeta e tyre do të vazhdojë në objekte të shëndosha. Qendra do të lirohej për afarizëm, gastronomi, shërbime dhe shetitore në zemër të qytetit ku do të ndalohet qarkullimi me automjete. Lokacioni i objektit policor gjer tek shkolla Thimi Mitko do të shëndrrohet në park të gjelbërt me sipërfaqe të madhe. Do të shplohet lumi i qytetit dhe ajo që është e rëndësishme do të rregullohet rrjeti i kanalizive, ujit dhe rrymës njëherë e përgjithmonë. Qendra e qytetit do të jetë një kantier ndërtimi për 3-4 vite, por do të kemi pastaj një qendër ultramoderne gjysëm të mbuluar, ku materiali ndërtimor do të jetë ekoligjok, pra dru, gure e qelq. Një qendër e tillë egziston në shumë vende Evropiane, e pse mos ta ketë Gilani.

Kostoja

Rilokimi i rreth 5000 banorëve në banesa të reja do të jetë në vlerë prej 10.mil € që dmth 2000€ për kokë banori. Investimi në rindërtimin e qendrës do të kapte koston e 30-40.000.000€. Do të fitohej rreth 200.000m² sipërfaqe afariste. Komuna do të jetë pronarë, jo afaristët privat. Investitore do të jetë komuna dhe fondi për zhvillim urban nga BE. Komuna do gjenerojë të hyra në formë të qirasë mesatarisht 5€/m².

Siperfaqja e shfrytezuar do të ishte 200.000m² sipërfaqe afariste. Që dmth se për një vit komuna do të

inkasoj vetëm nga qeraja 12 mililion €. Plus edhe të hyra tatimore. Dmth investimi në total i rreth 50 mil € do të rimbursohet përafersisht për 5 vite. Me këtë projekt do të dislokohen të gjitha kafiterite nga Dardania në qendër dhe lagjet e stërngarkuara dhe problematike të Dardanisë do të ktheheshin në lagje banimi.