Vragolia dhe Sllatina mbulohet nga pluhuri i KEK-ut

E publikuar: 30/07/2020 11:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Termocentralet e KEK-ut vazhdojnë të mbesin ndër ndotësit kryesor të mjedisit në vend.

Pluhuri që del nga oxhaqet e blloqeve të këtyre termocentraleve mund të shihet në çdo kohë.

Mëngjesin e së enjtes, KosovaPress ka realizuar disa fotografi, ku shihet Vragolia dhe Sllatina të mbuluara nga pluhuri i KEK-ut.