Kjo pajisje shërben për pastrimin e rrobave, kurse punon me ndihmën e biçikletës. Quhet “SpinCycle” dhe është shpikur nga Rich Hewitt.
Idenë për të ndërtuar këtë shpikje i kishte ardhur në kokë derisa po qëndronte në Burundi, pasi atje ishte detyruar t’i lajë rrobat me duar, transmeton Telegrafi.
Pajisja montohet lehtë në biçikletë e cila mund të përdoret për punë tjera pa ndonjë problem, dhe derisa sillen pedalet rrobat brenda pajisjes lahen.
I gjithë procesi i larjes së rrobave zgjat vetëm 10 minuta, dhe kështu në këtë mënyrë kursehet koha dhe uji. /Telegrafi/