Vozitja gjatë dehidrimit është po aq e rrezikshme sa vozitja nën efekt të alkoolit

E publikuar: 14/07/2015 12:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sigurohuni që të pini para vozitjes – e kemi fjalën për ujë. Vozitja në dehidrim mund të jetë po aq penguese sa vozitja nën alkool, thotë një studim i ri i publikuar në Journal of Physiology and Behavior

Hulumtuesit britanezë gjetën se njerëzit bëjnë gabimet e njëjta në vozitje kur ishin të dehidruar dhe kur ishin të pirë. Gjithashtu edhe motoristët e etur dhe të pirë bënë 2 herë më shumë gabime se ata të hidratuar. Mungesa e ujit mund të sjell aktivitet më të vogël të trurit, koncentrim, vëmendje dhe dëme në kujtesën afat shkurtër, thonë hulumtuesit.

“Nuk ka dyshim që vozitja duke qenë i paaftë nga pirja apo droga rrit rrezikun për aksidente, mirëpo zbulimet tona tregojnë një rrezik të pagjetur,” thotë autori kryesor Ron Maughan, Ph.D., për The Telegraph. “Ne të gjithë e urrejmë vozitjen nën alkool, mirëpo zakonisht nuk i mendojmë gjërat tjera që kanë efekt në vozitjen tonë, dhe njëra nga ato është dehidrimi.”

Fatmirësisht, nuk merr shumë punë për ta rregulluar këtë problem. Pjesëmarrësit merrnin vetëm 200 milimetra ujë çdo orë – më pak se 200 gram. Instituti i Medicinës rekomandon diku rreth 9 gota ujë për femra çdo ditë, kështu që nëse jeni rreth kësaj sasie, jeni të aftë të vozitni pa pengesa. Nëse e keni problem ti mbani nivelet lart, sigurohuni të pini një shishe ujë para vozitjes. ©Motivim.com