Një studente norvegjeze 22-vjeçare është gjobitur me 250.000 kruna, ose 30.400 dollarë për vozitje në gjendje të dehur, por ajo, siç shkruajnë mediat, ka mundur ta pësojë edhe më keq.
Katarina G. Andresen konsiderohet femra më e pasur në Norvegji me pasuri të cilën revista Forbes e ka vlerësuar 1,23 miliard dollarë. Dënimet për vozitje në gjendje të dehur në Norvegji konfirmohen në bazë të të hyrave të të akuzuarit.
Gjykata e qytetit në Oslo ka mund të marrë vendim për dënim prej 40 milionë kruna, ose 4,9 milionë dollarë, bazuar në pasurinë e Andresen, por ajo nuk ka të hyra fikse.
Katarina Andresen ka 42 për qind të aksioneve në kompaninë e familjes më 2007, kur ajo ishte shpallur si personi i dytë më i ri miliarder në botë.