Voton Kurti: Përdoreni shansin për të vendosur për katër vitet e ardhshme

E publikuar: 09/02/2025 10:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka votuar në Prishtinë.

Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

“Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që nga pavarësia. Inkurajoj secilin qytetar të votojë. Përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për katër vitet e ardhshme”, tha Kurti.

Kurti ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mirëpo nuk u përgjigj nëse ka votuar edhe ajo kur u pyet nga mediat.