Kandidatja e pavarur për kryetare të Zveçanit, Sllagjana Pantoviq, votoi pak minuta pas orës 08:00 në njërën nga qendrat e votimit në këtë komunë.
Pantoviq është e vetmja nga komuniteti serb nga gjithsejtë dhjetë kandidatë që garojnë në zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq